Biznes

Facebook nuk përjashton mundësinë e lançimit të Libra pa miratimin e autoriteteve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Korrik 2019
0
Libra ka potencialin që të “përçajë” industrinë globale të bankingut sepse kriptomonedha mund të kalojë kufijtë dhe nuk ka luhatjet e frikshme të çmimit të Bitcoin. Facebook nuk përjashton mundësinë e lançimit të Libra pa miratimin e autoriteteve

Facebook po përballet me presione të shumta nga autoritetet rregullatore rreth planeve për të lançuar monedhën dixhitale Libra në bashkëpunim me 20 partnerë përfshirë Visa, Mastercard dhe Uber.

Përveç Libra, Facebook planifikon të ofrojë një portofol kriptomonedhash quajtur Calibra. Ashtu si një portofol fizik, Calibra do të ruajë monedhat Libra dhe të ndërveprojë me portofolët e tjerë.

Libra ka potencialin që të “përçajë” industrinë globale të bankingut sepse kriptomonedha mund të kalojë kufijtë dhe nuk ka luhatjet e frikshme të çmimit të Bitcoin.

Për këtë arsye shefi i këtij projekti pranë Facebook u soll përpara Kongresit Amerikan për tu përgjigjur shqetësimeve.

Ai tha se Facebook nuk do të ofrojë kriptomonedhën Libra pa adresuar plotësisht shqetësimet rregullatore. Por çfarë do të thotë kjo? Një premtim për të mos e lançuar në SHBA? Por në vendet e tjera?

Pothuajse një javë më vonë është e vështirë të marrësh një përgjigje të qartë nga Facebook. BBC pyeti një zëdhënës të Facebook nëse Facebook do të lançonte në vend të tjera të botës Libra edhe nëse nuk merr dritën jeshile në SHBA, por kompania nuk jep përgjigjet përkatëse duke thënë se nuk komenton situata hipotetike.

Teknikisht Facebook nuk është në drejtim të Libra Association dhe nuk mundet vetëm të ndërmarrë veprime.

Senatori Amerikan Mark Warner tha se me Libra e mbështetur në dollarin Amerikane dhe letrat me vlerë, lançimi i saj mund të ketë pasoja reale për stabilitetin e sistemit financiar global.

Sipas tij angazhimi me rregullatorët, politikbërësit dhe ekspertët është kritike për suksesin e Libra në të ardhmen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Vodafone në mbarë Evropën probleme me internetin

Lajmet e fundit>