Biznes

Facebook nuk tërhiqet, Libra debuton vitin e ardhshëm

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shtator 2019
0
Vlera e Libra do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptomonedha do të mbikëqyret nga një organizatë me 28-anëtarë. Facebook nuk tërhiqet, Libra debuton vitin e ardhshëm

Facebook synon të lançojë kriptomonedhën Libra vitin e ardhshëm tha një ekzekutiv i kompanisë për gazetën Zvicerane NZZ.

Që kur kompania publikoi planet në Qershor për një kriptomonedhë, është përballë me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e Libra në kontinent.

“Objektivi ynë është lançimi i Libra vitin e ardhshëm,” tha shefi i blockchain pranë Facebook David Marcus. “Deri atëherë do të na duhet të adresojmë të gjitha pyetje dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për rregullimin e saj.”

Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptomonedhave.

Vlera e Libra do të bazohet në asete reale ku përfshihen depozita bankare dhe letra me vlerë afatshkurtra. Kriptomonedha do të mbikëqyret nga një organizatë me 28-anëtarë.

Marcus hodhi poshtë mundësinë që Libra të shndërrohet në një formë e zakonshme pagese edhe për transaksionet më të thjeshta, por qëllimi i saj është të lehtësojë transfertat dhe pagesat ndërkombëtare me tarifa të ulëta.

Ai vijoi duke thënë se projekti nuk do të interferojë me politikat monetare sepse Facebook nuk po krijon një para të re dhe nuk ndikon në vlerat e interesit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG shtyn debutimin e telefonit 5G

Lajmet e fundit>