Lajmet

Facebook padit BlackBerry për shkeljen e patentave të Messenger dhe WhatsApp

Publikuar , 05 Shtator 2018
0
Facebook thotë se këto shkelje i kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme Messenger dhe WhatsApp. Facebook padit BlackBerry për shkeljen e patentave të Messenger dhe WhatsApp

Facebook akuzoi ditën e sotme BlackBerry për vjedhjen e teknologjisë së komunikimit nga Facebook Messenger dhe WhatsApp.

Në një padi prej 118 faqesh Facebook pretendon se BlackBerry ka shkelur pesë patenta si: patenta për analizimin dhe gjurmimin e të dhënave të GPS-së, teknologji të audio komunikimit dhe mënyra me të cilat aplikacionet shfaqin grafikat, videot dhe audiot.

Facebook thotë se këto shkelje i kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme Messenger dhe WhatsApp.

Por rrjeti social nuk thotë se çfarë dëmesh janë bërë. Në Mars të këtij viti ishte BlackBerry i pari që paditi Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja sesi të përdorni gjestet në Android 9 Pie

Lajmet e fundit>