Biznes

Facebook paditë nga Timelines.com

Publikuar , 01 Tetor 2011
0
Facebook paditë nga Timelines.com

 

Timelines, një ueb faqe me bazë në Chicago që u ofron përdoruesve mundësinë për të “incizuar, zbuluar dhe shkëmbyer historinë në mënyrë të përbashkët” ka vendosur një padi kundër Facebook duke thënë se kjo e fundit ka shkelur shërbimin e saj me ofertën e re  dhe në mes tjerash po kërkon që të mos “tejkalohet dhe eliminohet” nga mjeti më i fuqishëm social në botë.

Timelines, që ka qenë aktive prej vitit 2008, ka një akuzë të fortë ndaj idesë që Facebook Timeline do të shkaktojë konfuzitet tek përdoruesit në lidhje me atë se çfarë po kërkojnë dhe në mes tjerash në padinë e saj ka shtuar se “një ueb faqe që u ofron mundësinë përdoruesve të krijojnë ueb faqe të veçanta që veçohen me informacione të krijuara prej përdoruesit për ngjarje të kaluara dhe të tashme”, është pothuajse e njëjtë me atë që Facebook Timeline do të ofrojë.

Gjiganti social nuk ka reaguar ndaj padisë por duke pasur parasysh tërë përkushtimin që ka sjellë drejt këtij shërbimi kjo kompani, gjasat janë të vogla që të mos kthehet me të gjitha forcat ndaj padisë. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Norvegjia konsideron bojkotimin e Huawei

Lajmet e fundit>