Lajmet

Facebook paditet për mashtrimin me performancën e videove

Oct 18 2018
0 Shpërndarje
Shikimet nën tre sekonda nuk ishin përfshirë duke manipuluar shikueshmërinë mesatare. Facebook paditet për mashtrimin me performancën e videove

Facebook u akuzua ditën e Enjte për mashtrimin e reklamuesve. Në 2016-ën agjencia e marketingut online Crowd Siren paditi në gjykatë rrjetin social për manipulimin e treguesve statistikorë.

Tashmë agjencia në fjalë pretendon se Facebook ishte në dijeni të fryrjes artificiale të treguesve të performancës së videove.

Gjatë një hetimi që u bë, u zbulua se kompania llogariste si një shikim, çdo video të shikuar më tepër sesa tre sekonda.

Shikimet nën tre sekonda nuk ishin përfshirë duke manipuluar shikueshmërinë mesatare.

Në 2016-ën Facebook pranoi duke e quajtur një gabim për të cilin nuk kishte dijeni.

Facebook thotë se shikueshmëria është fryrë me 60% deri në 80% artificialisht por Crowd Siren thotë se kjo shifër shkon deri në 900%. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>