Lajmet

Facebook paditet për Timeline

Publikuar , 23 Gusht 2012
0
Facebook paditet për Timeline

Një kompani kineze ka ngritur padi kundër Facebook-ut, duke pretenduar se i ka kopjuar pamjen Timeline.

Cubic Network është një faqe ueb e stilit Pinterest e cila u krijua 4 vite më parë. Ajo tregonte video dhe foto në mënyrë kronologjike, pak a shumë në mënyrë të ngjashme me Facebook-un, në 9 shkurt 2008. Xiong Wanli, themeluesi i Cubic Network, i diplomuar nga Harvard, mbajti një fjalim në Universitetin Stanford për sa i përket Timeline.

Sipas China Youth Daily, Mark Zuckerberg mori gjithashtu pjesë në këtë ngjarje.

Facebook-u e lançoi Timeline në 2011, 3 vjet pas Cubic Network. Ajo u bë e disponueshme për të gjithë që nga dhjetori i vitit të kaluar. Cubic Network e dinte fuqinë e patentave të Facebook, kështu që vendosi të marrë masa vetëm pasi ishte konsultuar me avokatë amerikanë.

Wanli thotë gjithashtu se logoja e Facebook F8 Developer Conference është shumë e ngjashme me logon e Cubic. Ai shton se qendra R&D e Cubic Network ishte e quajtur F8 para se Facebook-u të bënte konferencën vjetore.

Vetë themelimi i Facebook-ut ishte një debat ligjor midis Mark Zuckerberg dhe vëllezërve Winklevos.

Ky debat ishte edhe skenari bazë i filmit The Social Network. Kompani të tjera kineze kanë kryer gjithashtu padi, si p.sh.

Proview ngriti padi ndaj Apple për emrin iPad, pasi vetë kompania kineze e kishte prezantuar në 2000 dhe ironikisht ajo ngjasonte me një iMac të vjetër.

Apple e bleu ketë simbol para se të nxirrte produktet e veta, por Proview thotë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram zyrtarisht teston mundësinë e fshehjes së pëlqimeve

Lajmet e fundit>