Lajmet

Facebook pagoi kontraktues të jashtëm për transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 14 Gusht 2019
0
Kontraktuesit kontrollonin nëse inteligjenca artificiale e Facebook interpretonte saktë mesazhet. Facebook pagoi kontraktues të jashtëm për transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve

Facebook Inc. ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve.

Kompania ka konfirmuar që ka transkriptuar audion e përdoruesve, dhe tha se tashmë nuk e bën diçka të tillë.

Bloomberg raporton se përdoruesit që u prekën nga kjo, kishin zgjedhur opsionin në aplikacionin Messenger që lejon transkriptimin e bisedave zanore.

Kontraktuesit kontrollonin nëse inteligjenca artificiale e Facebook interpretonte saktë mesazhet.

Pas raportit, aksionet e Facebook u rritën me 1.66% në 188.44 dollarë.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e privatësisë.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e Facebook për të kthyer mbrapsht një padi që pretendonte se kompania kishte mbledhur dhe ruajtur në mënyrë të paligjshme të dhënat biometrike të miliona përdoruesve, pa miratimin e tyre.

Kompania gjithashtu ra dakord të paguajë një gjobë 5 miliardë dollarë muajin e kaluar, për të zgjidhur një hetim të të dhënave nga Komisioni Federal Tregtar SHBA. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zyrtarizohet "Dark Mode" në aplikacionin Messenger

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>