Vëzhgim

Facebook pajtohet për përmirësim të tejdukshmërisë së të dhënave

Publikuar , 21 Dhjetor 2011
0
Facebook pajtohet për përmirësim të tejdukshmërisë së të dhënave

Ndërmarrja e rrjetit shoqëror, e vendosur Palo Alto, në Kaliforni, u pajtua për ndryshimet duke përfshirë kërkesën e përdoruesve evropianë nëse ata donin që të marrin pjesë në Njohjen sipas Fytyrës, duke ndryshuar politikat e veta për mbajtjen dhe fshirjen e të dhënave private dhe duke zvogëluar sasinë e informacionit të përmbledhur rreth njerëzve të cilët nuk kyçen në Facebook, tha ndërmarrja në përgjigjen ndaj raportit të komisionit Irlandez për Mbrojtje të të Dhënave.

Selia ndërkombëtare e rrjetit Facebook është e vendosur në Dublin të Irlandës, i cili vend është anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton që ndërmarrjes i kërkohet përputhja me ligjet evropiane të privatësisë së të dhënave, të cilat janë më të rrepta se ato që aplikohen në Shtetet e Bashkuara.

“Facebook ka kryer implementimin, ose ka marrë parasysh, përmirësime të tjera të “ushtrimeve më të mira” të parapëlqyer nga komisioni për mbrojtjen e të dhënave,” tha ndërmarrja në lajmërimin e bërë. “Pajtimi me këto angazhime do të kërkojë punë intensive përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm.”/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Artikulli 13 i ligjit të ri Evropian të të drejtave të autorit?

Lajmet e fundit>