Lajmet

Facebook pajtohet që të fshijë të dhënat për njohjen e fytyrës

Publikuar , 23 Shtator 2012
0
Facebook pajtohet që të fshijë të dhënat për njohjen e fytyrës

Ndërmarrja Facebook është pajtuar që të fshijë të dhënat e mbledhura nga përdoruesit brenda Bashkimit Evropian për veçorinë e vet për njohje të fytyrës, nga 15 tetori,- tha rregullatori irlandez i privatësisë.

Pronari i faqes më të madhe shoqërore është ballafaquar me disa komente evropiane mbi shqetësimet që një program për njohje të fytyrës që automatikisht sugjeron emrat e njerëzve që të etiketohen në fotografi shkel të drejtat e privatësisë.

Facebook në Irlandë “u pajtua që të fshijë mostrat e grumbulluara nga përdoruesit e BE-së më 15 tetor” dhe të kërkojë pëlqimin e rregullatorit “nëse zgjidhet që të ofrojë veçorinë sërish për përdoruesit e BE-së,” tha në një përfundim gjatë ditës së djeshme Zyra Irlandeze e Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Rregullatorët për mbrojtjen e të dhënave nga 27 vende të BE-së kanë qenë duke e vëzhguar veçorinë për njohjen e fytyrës të Facebook-ut.

Rregullatori për mbrojtjen e të dhënave në Norvegji tha gjatë muajit gusht që ishte duke vëzhguar se si funkssionon dhe se çfarë informacioni ishte duke ruajtur Facebook-u.

Më herët gjatë këtij viti, një grup i rregullatorëve të njohur si Partia Punuese Artikulli 29 për Mbrojtjen e të Dhënave tha që njerëzit duhet ta japin pëlqimin për të përdorur fotografitë e tyre. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Lajmet e fundit>