Blog

Facebook përfshihet nga një tjetër skandal me 540 milionë rekorde përdoruesish të ekspozuara

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Prill 2019
0
Në total ishin 146GB të dhëna të Cultura të ruajtura në serverët e Amazon. Megjithatë ky është një tjetër problem për Facebook ku një palë e tretë ekspozon përdoruesit e rrjetit social pas atij të Cambridge Analytica. Facebook përfshihet nga një tjetër skandal me 540 milionë rekorde përdoruesish të ekspozuara

Facebook është përfshirë në një tjetër skandal edhe pse këtë herë faji nuk është i kompanisë. Hulumtuesit e UpGuard kanë zbuluar se 540 milionë rekorde të Facebook kanë qenë të ekspozuara nga palë të treta të cilat përdornin shërbimin cloud të Amazon.

Shumica e tyre vinin nga kompania mediatike meksikane Cultura Colectiva e cila regjistron emrat e llogarive, ID e Facebook dhe pëlqimet e shumë detaje të tjera.

Një tjetër ekspozim është ai i At the Pool, një aplikacion tashmë i mbyllur që ekspozoi 22,000 fjalëkalime.

UpGuard nuk arriti dot të binde Amazon të fshijë përmbajtjet. Fillimisht dërgoi një e-mail pranë Cultura Colectiva më 10 Janar dhe Amazon më 28 Janar.

Të dhënat e Cultura nuk u hoqën përpara datës 3 Prill kur Bloomberg raportoi problemin i pari.

Në përgjigje Facebook tha se politikat e kompanisë ndalojnë ruajtjen e përmbajtjeve në databaza publike dhe se kishte punuar me Amazon për heqjen e tyre.

Në total ishin 146GB të dhëna të Cultura të ruajtura në serverët e Amazon. Megjithatë ky është një tjetër problem për Facebook ku një palë e tretë ekspozon përdoruesit e rrjetit social pas atij të Cambridge Analytica.

Kështu kompania lë sigurinë e informacioneve të përdoruesve në duar të një pale të tretë. Skandale si kjo do të përsëriten përsa kohë kompani të tjera nuk mbrojnë të dhënat e përdoruesve krahasuar ofruesit kryesor që është Facebook në këtë rast. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Plani i BE-së për taksimin e kompanive teknologjike kundërshtohet nga disa vende anëtare

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>