Lajmet

Facebook përgatit kopjen e aplikacionit Clubhouse

Nga: PCWorld
Publikuar , 20 Prill 2021
Funksionet vinë në muajt në vijim dhe do të jenë të disponueshëm fillimisht vetëm për një numër të kufizuar krijuesish. Facebook përgatit kopjen e aplikacionit Clubhouse

Facebook do të prezantojë një seri funksionalitetesh audio në muajt në vijim. Në mesin e tyre është edhe Live Audio Rooms, versioni i rrjetit social shumë popullor Clubhouse me të cilin përdoruesit mund të dëgjojnë dhe marrin pjesë në biseda live.

Rrjetet vetëm audio janë bërë shumë popullor gjatë pandemisë. Facebook do të lançojë edhe një veçori të re quajtur Soundbites, ku përdoruesit mund të krijojnë dhe ndajnë klipe të shkurtra audio.

Funksionet vinë në muajt në vijim dhe do të jenë të disponueshëm fillimisht vetëm për një numër të kufizuar krijuesish.

Ata mund të bëjnë para nga Live Audio Rooms dhe Soundbites por nuk dihet nëse do të ofrohet diçka e tillë për të gjithë.

Rrjeti social është akuzuar vazhdimisht për praktika anti-konkurruese. Vitin e kaluar Zuckerberg pranoi se kishte kopjuar rivalët.

Instagram Reels vitin e kaluar ishte një kopje e pastër e Tiktok ndërsa Instagram Stories nuk kanë nevojë për shumë koment gjithashtu. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë do të ndodhë pas 15 Majit nëse nuk pranoni politikën e re të WhatsApp

Tags >

Facebook