Siguri

Facebook përmirëson kontrollin mbi privatësinë

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Facebook përmirëson kontrollin mbi privatësinë

Gjatë muajve të fundit një prej temave më të nxehta për diskutim anembanë botës ishte Facebook. Sidomos muajin e fundit shqetësimet janë rritur mjaft shumë se Facebook u mundëson keqpërdoruesve të internetit, cyber-kriminelëve dhe madje fqinjëve që kanë dëshirë të përcjellin çdo lëvizje tuajën, të marrin informata të shumta rreth përdoruesve pa dijeninë e tyre, falë një sistemi konfuz për vendosjen e mbrojtjeve të dhënave të privatësisë.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg tha të mërkurën se kompania e tij do të shpaloste ndryshime gjatë javëve në vazhdim, dhe se këto ndryshime do t’u ofrojnë përdoruesve vegla më të fuqishme për të ruajtur të dhënat personale.

Për shembull, Facebook do t’u lejojë përdoruesve që të bllokojnë palët e treta që të qasen në informatat e tyre. Gjithashtu tani do të ofrohet më pak informacion në regjistrin e saj të përdoruesve dhe do të reduktohet numri i cilësimeve të privatësisë nga 50 në më pak se 15.

Zuckerberg tha se të dhënat e privatësisë  së Facebook do të vazhdojnë ta bëjnë të thjeshtë për përdoruesit që të marrin informacionet për njëri-tjetrin, ndërsa në anën tjetër kjo kompani do të vazhdojë me ecjen nëpër një linjë delikate mes mbrojtjes së të dhënave të privatësisë dhe promovimit të rrjetit social.

Analistë kanë deklaruar se këto thjeshtësime të shpalosura nga Facebook, do të ulin tensionet mes rrjetit social dhe përdoruesve, por zërat e qeverive, sektorit publik dhe avokaturave private do të vazhdojnë të merren me çështjen e privatësisë.

LEXO EDHE:  Një burse kriptografike i vidhen 32 milionë dollarë në kriptomonedha

Lajmet e fundit>