Lajmet

Facebook po teston shfaqjen e një butoni të ri pëlqimi në ueb

Publikuar , 21 Tetor 2013
0
Facebook po teston shfaqjen e një butoni të ri pëlqimi në ueb

Facebook_like_thumbFacebook po teston ridizajnimin e butonit “pëlqej” (Like). Një pjesë e përdoruesve kanë vënë re se butoni i ndryshuar me një ngjyrë blu të theksuar është shfaqur në faqe të ndryshme në ueb, por ende jo në rrjetin social.

Kjo do të thotë se ndryshimi potencial i dizajnit të butonit do të ndikojë vetëm plugin-in e faqes ueb.

Në të majtë të imazhit të mëposhtëm mund të shihni si dukej butoni më parë, ndërsa në të djathtë shfaqet butoni i ridizajnuar. Facebook ka konfirmuar se kjo është një provë, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër.

Ndërkohë një përfaqësues i kompanisë është shprehur: “Ne po testojmë vazhdimisht produkte të reja, por momentalisht nuk mund të publikojmë asgjë përfundimtare.

Vlen të theksohet se butoni blu përfshin logon e Facebook-ut, një përpjekje për të diferencuar butonin “pëlqej” të rrjetit social nga imitimet ose kopjet.” (PCWorld Albanian)

fb_like

LEXO EDHE:  Kompanitë e mëdha teknologjike në hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Lajmet e fundit>