Lajmet

Facebook prezantoi efekte të reja të Realitetit të Shtuar

Mar 16 2018
0 Shpërndarje
Ai gjithashtu tha se AR është më e qëndrueshme  se jeta e vërtetë dhe i jep më tepër kontekst  çdo gjëje që po ndodh. "Në të ardhmen, ne besojmë se AR do të jetë në të gjithë botën rreth nesh. Facebook prezantoi efekte të reja të Realitetit të Shtuar Photo Source: Reuters

Teknologjia po evoluon dita ditës. Realiteti i shtuar dhe inteligjenca artificiale janë temat më të nxehta këto ditë. I fokusuar tek ky trend, Facebook prezanton efektet e AR, të shkaktuara nga objekte të ndryshme të botës reale dhe pika  referimi, të tilla si rrugë, kodra dhe postera filmash. Më parë, Facebook ka lançuar efektet AR në aplikacionin e tij Messenger.

Facebook krijon efekte AR, të nxitura nga objekte të ndryshme.

Si një pjesë e promovimit të filmit të ardhshëm “Ready Player One”, Facebook do t’i lejojë përdoruesit të skanojnë posterin e filmit duke përdorur një efekt të gjetur në kamerën e aplikacionit.

Po nëse nuk mund të gjeni posterin e filmit në jetën reale? Duket se nuk ka problem, pasi mund ta kërkoni atë në internet dhe ta skanoni atë nga atje.

Ekziston edhe një tjetër film i planifikuar që të ketë efekte të veta të shkaktuara nga AR, i quajtur “Wrinkle in time”. Mathew Simari, menaxher i produkteve të kamerës në Facebook beson se AR do të bashkohet me botën rreth nesh, duke e çuar  eksperiencën në një tjetër nivel.

Ai gjithashtu tha se AR është më e qëndrueshme  se jeta e vërtetë dhe i jep më tepër kontekst çdo gjëje që po ndodh. “Në të ardhmen, ne besojmë se AR do të jetë në të gjithë botën rreth nesh.

AR do të jetë e futur në një shtresë të fshehur të dhënash të cilën mund ta aksesoni përmes pajisjeve tuaja – telefonat sot, syzet nesër. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>