Lajmet

Facebook prezanton butona veprimi për faqet

Publikuar , 12 Dhjetor 2014
0
Facebook prezanton butona veprimi për faqet

10734322_370172486484175_300765986_nPas prezantimit të disa mjeteve për publikuesit, Facebook ka njoftuar risinë më të re dhe bëhet fjalë për disa butona veprimi për faqet. Tashmë, administratorët e faqeve mund të përzgjedhin mes shtatë butonave të tillë, të cilët përfaqësohen nga disa folje për të nxitur një veprim të përdoruesit. Këto butona do të shfaqen në krye të “cover-it” të faqes.

Opsionet në fjalë janë:

* Prenotoni tani (Book Now)

* Na kontaktoni (Contact US)

* Përdorni aplikacionin (Use App)

* Luani lojën (Play Game)

* Blini tani (Shop Now)

* Regjistrohuni (Sign up)

* Vështroni një video (Watch Video)

Një testues i këtij shërbimi të ri pretendoi se ky buton i ri nxiste angazhimin dhe rritjen e numrit të përdoruesve. Kjo veçori e re në javët e ardhshme do të jetë e disponueshme në SHBA duke ndjekur më pas edhe në shkallë globale. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Riparimi i Galaxy Note 9, iFixit i jep notën 4

Lajmet e fundit>