Lajmet

Facebook prezanton statistikat e reja të faqeve me tregues lehtësisht të kuptueshëm

Publikuar , 10 Tetor 2013
0
Facebook prezanton statistikat e reja të faqeve me tregues lehtësisht të kuptueshëm

facebook FanPageFacebook ka filluar të shpërndajë për të gjithë menaxherët dhe administratorët e faqeve, statistikat dhe analizat e reja, të cilat synojnë t’i ndihmojnë ata të krijojnë postime më frytdhënëse si dhe t’u japin informacione më të detajuara mbi përdoruesit që vizitojnë faqet e tyre.

Kompania i ka lejuar një pjesë të përdoruesve të testojnë statistikat e reja që prej muajit qershor, por duke filluar nga këto ditë, ato do të jenë të disponueshme për të gjithë administratorët e faqeve.

Post Teach

Në qoftë se nuk ju ka rënë rasti t’i testonit karakteristikat e reja, më poshtë gjeni një përmbledhje të tyre:

– Matje më të thjeshta: Treguesi “Njerëzit që flasin rreth kësaj” (People Talking About This) është ndarë në dy elemente të veçanta: Pëlqimet e faqes (Page Likes), Njerëz të angazhuar (People Engaged – numri i njerëzve që kanë klikuar, pëlqyer, komentuar apo shpërndarë postimet e faqes), Etiketimet dhe përmendjet e faqes (Page tags and mentions), Checkin-et në faqe (Page checkins), si dhe ndërveprime të tjera me faqen. Qëllimi është që të ndihmohen administratorët të shohin më mirë mënyrën se si ndërveprojnë njerëzit me postimet e tyre. Matësi i viralitetit përfshin tashmë edhe klikimet si pjesë e matjeve dhe ka marrë emrin Norma e Angazhimit (Engagement Rate).

– Mjete për të publikuar postime më të mira: Të gjitha matjet për ndërveprimet pozitive (pëlqimet, komentet, shpërndarjet dhe klikimet) si dhe ndërveprimet negative (fshehja e një postimi, fshehja të gjitha postimeve, raportimi si spam dhe mospëlqimi i faqes) janë përmbledhur në një vend tjetër. Facebook shprehet se kjo do t’i ndihmojë marketerët të vlerësojnë treguesit pozitivë dhe negativë pranë njëri-tjetrit për çdo postim.

LEXO EDHE:  Uebsajt me maluerë janë përdorur për të hakuar iPhone prej vitesh

– Statistikat mbi njerëzit që ndërveprojnë me faqen: Tashmë, “Page Insights” u mundësojnë administratorëve të shohin jo vetëm numrin e personave që shohin postimet e tyre por edhe sa prej tyre janë angazhuar. Kjo do të ishte e dobishme në rastet kur administratorët dëshirojnë të shohin se si ndërveprojnë audienca të ndryshme me përmbajtje/postime të ndryshme.

– Eksportimi: Facebook ka shtuar edhe një opsion të ri për të shkarkuar statistikat e faqes në mënyrë që t’i lejojë administratorët e faqeve të ngarkojnë template-in e tyre. Opsioni i vjetër i eksportimit vazhdon të jetë i disponueshëm por nuk dihet edhe për sa kohë.

Në rast se nuk ju pëlqejnë statistikat e reja, të gjithë API-të e statistikave të vjetra janë të disponueshme për zotëruesit e faqeve dhe zhvilluesit. Facebook shprehet se nëse do t’i heqë nga qarkullimi, do të njoftojë paraprakisht. API-të e reja për treguesit e statistikave do të vijnë shumë shpejt, megjithatë nuk ka një datë të saktë.

Versioni i ri i statistikave është i disponueshëm për të gjithë (nëse nuk e keni, do ta merrni në ditët në vijim). Facebook po mbledh ende përshtypjet e përdoruesve, çka do të thotë se në qoftë se nuk pëlqen diçka, mund ta raportoni duke zgjedhur butonin “Send Feedback” në cepin e djathtë lart. (PCWorld Albanian)

Send Feedback

Lajmet e fundit>