Lajmet

Facebook raporton për probleme me qasje

Publikuar , 07 Tetor 2009
0
Facebook raporton për probleme me qasje

Ky lajmërim nga Facebook në faqen e saj vjen si shkak i raportimeve prej disa përdoruesve që kanë pasur probleme me kyçje në këtë faqe dhe me shikimin e profileve të tyre dhe veçorive tjera të llogarisë.

Facebook ka bërë të ditur se disa përdorues kanë përjetuar vështirës në kyçje të faqes për disa ditë me radhë. Përdoruesit e ndikuar kanë pranuar një mesazh gabimi që deklaron se ueb faqja është nën punime.

Facebook është duke punuar në një arnim dhe shpreson të zgjidh problemin brenda 24 orëve të ardhshme. Përdoruesit mund të qëndrojnë më të informuar përmes ueb faqes së kompanisë.

Kjo nuk është hera e parë që përdoruesit e Facebook kanë pasur probleme me qasje në Facebook, pasi që në muajin gusht kjo faqe është sulmuar me DoS (denial-of-service), gjë që ka parandaluar qasjen e disa përdoruesve në ueb. Gjithashtu në shtator, kompania gjithashtu ka raportuar se disa përdorues kanë pasur probleme me qasje të shërbimeve në këtë ueb.

LEXO EDHE:  Operatorët celularë pothuajse dyfishojnë çmimet e paketave javore

Lajmet e fundit>