Faqet në Facebook po ridizajnohen. Rrjeti social lajmëroi sot një ndryshim madhor në eksperiencën me faqet e Facebook për krijuesit dhe figurat publike të cilat do të kenë pamje të re, navigim të përditësuar, një kohështrirje të dedikuar, format i ri pyetje përgjigje për fansat dhe mjetet për gjurmimin e audiencës.
Me ridizajnimin do të eliminohet edhe butoni “Like” për tu fokusuar tek ndjekësit si një mënyrë më direkte për të matur popullaritetin.
Rrjeti social filloi testimin e pamjes së re me një numër faqesh të individëve të profilit të lartë, aktorëve, autorëve dhe krijuesve. Sot Facebook tha se eksperienca e re është publike dhe disponueshme për të gjithë.
Me kohështrirjen e tyre, faqet do të mund të marrin pjesë në diskutime si figurë publike apo brend duke ndërvepruar kështu me ndjekësit dhe fansat.
Me formatin Q&A, inspiruar nga Instagram ku krijuesit marrin pyetje nga fansat dhe ju përgjigjen në histori, faqet mund të ndërveprojnë me ndjekësit e tyre.
Facebook ka përmirësuar edhe moderimin e komenteve, mjetet për administratorët për të ndarë rolet. /PCWorld Albanian