Siguri

Facebook riparon lëshimin kritik të sigurisë

Publikuar , 06 Maj 2010
0
Facebook riparon lëshimin kritik të sigurisë

“Vrima ishte në mes të një veçorie të re që i lejonte përdoruesit të shohin nëse disa pjesë të caktuara të profilit të tyre janë të fshehura apo mund të qasen nga një përdorues i caktuar” shpjegoi Jessica Vascellaro nga Wall Street Journal.

“Facebook ka dizajnuar veçorinë për të ndihmuar në rritjen e privatësisë, duke lejuar përdoruesit të shohin sesi profili i tyre paraqitet tek një përdorues tjetër. Por disa përdorues të mërkurën filluan të raportojnë se gjersa po shikonin këtë veçori, ata ishin në gjendje të shihni biseda të drejtpërdrejta të personit të cilin po e shikonin profilin”.

Facebook konfirmoi gabimin e paraqitur, dhe menjëherë reagoi me një arnim.

“Për një periudhë të limituar, një vrimë i lejoi disa përdorues të shohin bisedat chat të disa përdoruesve tjerë si dhe kërkesat e tyre në pritje të miqësisë, që të bëheshin të dukshme duke manipuluar me veçorinë “shiko profilin tim” të të dhënave të privatësisë së Facebook”.

“Kur pranuam raportet rreth problemit, inxhinierët tanë diagnostifikuan rastin dhe përkohësisht ndaluan funksionin e chatit. Ne gjithashtu lansuam një arnim që do të duhej të rregullojë problemin” thuhej në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Facebook.

LEXO EDHE:  Apple publikon një faqe privatësie për të parandaluar një skenar të ngjashëm me skandalet e Google dhe Facebook

Lajmet e fundit>