Lajmet

Facebook rregullon gabimin që ndodhte me postimet e paautorizuara në Timeline

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Facebook rregullon gabimin që ndodhte me postimet e paautorizuara në Timeline

Një prej inxhinierëve të Facebook-ut ia ka vënë fajin një prej vështirësive të gjuhës programuese dhe problemeve me dokumentimin për vonesën që i është dashur kompanisë të rregullojë një gabim që i mundësoi një kërkuesi sigurie të postonte direkt në Timeline-in e Mark Zuckerberg-ut, i cili është i kufizuar vetëm për ata që e kanë në listën e miqve.

Khalil Shreateh, i cili jeton në Palestinë, dëshmoi se në rrjetin social ekzistonte një dobësi. Ai shkroi në Timeline-in e vetë Mark Zuckerberg-ut, pasi kishte raportuar një gabim që sipas tij, nuk ishte rregulluar nga kompania.

Ky gabim u adresua më pas të enjten. Ndërkohë të dielën Facebook pranoi se vonesat vijnë për shkak se ata duhet të shohin një numër të madh raportimesh që vijnë si dhe problemesh me komunikimin.

Inxhinierët e Facebook-ut shprehen se marrin çdo ditë qindra raportime. Një pjesë e madhe e tyre vijnë nga njerëz që nuk e dinë shumë mirë anglishten, çka rezulton të jetë pak e vështirë dhe kërkon më tepër kohë.

Megjithatë, deri tani, ata kanë paguar mbi 1 milion dollarë të shpërndara në qindra raportues. Rasti i Shreateh është interesant pasi Facebook-u nuk kishte pranuar se ekzistonte një gabim në sistem në momentin që ai kishte raportuar për të.

Më pas Shreateh postoi një mesazh në faqen e Zuckerberg-ut. Në të ai kërkonte ndjesë që e kishte çuar njoftimin direkt tek shefi ekzekutiv i kompanisë. Facebook-u anuloi përkohësisht adresën e tij, edhe pse ia riktheu më vonë.

Në fund kompania u shpreh se kërkuesi nuk do të merrte shpërblim për shkak se kishte shkelur rregullat e rrjetit social. Në momentin që një kërkues gjen një dobësi, ai duhet ta testojë atë duke përdorur një llogari tjetër, jo personale ose siç e quan Facebook “llogari testuese.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Telegram i shtohen 3 milionë përdorues të rinj gjatë ndërprerjes së shërbimit të Facebook ditën e djeshme

facebook

Lajmet e fundit>