Biznes

Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
FTC mund të aplikojë një gjobë multi miliardëshe e përafërt me gjobën 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve. Facebook rrezikon një gjobë multi-miliardë dollarëshe në Amerikë

Washington Post raportoi se problemet e rrjetit social Facebook me Komisionin Federal Tregtar Amerikan mund të çojnë në acarimin e marrëdhënieve mes të dyve.

Autoriteti në fjalë mund të vendosë një gjobë ndaj Facebook të cilën nuk e ka aplikuar asnjëherë më parë ndaj një kompani teknologjike.

FTC mund të aplikojë një gjobë multi miliardëshe e përafërt me gjobën 14.7 miliardë dollarë ndaj Volkswagen për skandalin e emetimeve.

Në 2012 Google pagoi 22.5 milionë dollarë për të mbyllur një çështje të hapur nga FTC në lidhje me privatësinë.

Por një gjobë e tillë është e papërfillshme për një kompani si Facebook me 13 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tre mujorin e fundit.

Goditja e Facebook me gjoba milionëshe do të ishte e vetmja mënyrë për të ndëshkuar kompaninë.

Megjithatë rrjeti social mund të përdorë resurset e mëdha financiare për të dërguar penalitetin e mundshëm në gjykatë.

Nëse aplikohet, Facebook do të vihet përpara përgjegjësisë për mungesën e transparencës dhe shkeljet e privatësisë ndër vite. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një aplikacion i cili vendos fytyrat e përdoruesve në skena filmash bëhet viral

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>