Analiza

Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 25 Prill 2019
0
Por gjëja më interesante është se kompania rrezikon të gjobitet mes 3 deri në 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal Tregtar Amerikane për praktikat e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve. Facebook rrezikon një gjobë prej 3 miliardë dollarësh

Edhe pse rritja e Facebook është ngadalësuar vitin e kaluar, të gjitha skandalet që përjetoi nuk kanë prekur themelet e kompanisë.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Facebook raportoi ditë e djeshme të ardhura totale për tre mujorin e parë të 2019-ës prej 15.1 miliardë dollarësh, një rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.

Por gjëja më interesante është se kompania rrezikon të gjobitet mes 3 deri në 5 miliardë dollarë nga Komisioni Federal Tregtar Amerikane për praktikat e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve.

Si rezultat kompania aplikoi shpenzimin prej 3 miliardë dollarë dhe fitim ra me 51% krahasuar me vitin e kaluar. Në Shkurt, Washington Post raportoi se Facebook ishte duke negociuar një gjobë multi-miliardëshe me FTC.

Një gjobë e tillë do të ishte ndër më të mëdhatë aplikuar ndonjëherë mbi një kompani teknologjike duke eklipsuar gjobën 22.5 miliardëshe të Google.

Përtej financave, kompania raportoi 2.38 miliardë përdorues aktivë në muaj në tre mujorin e parë të 2019-ës një rritje me 8% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Numri i përdoruesve aktivë në ditë ishte 1.56 miliardë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjigantët e teknologjisë së bashku kundër taksës dixhitale

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>