Lajmet

Facebook rrëzon një rrjet qeveritar llogarish të rreme në Nikaragua

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Nëntor 2021
Edhe pse nuk është hera e parë që Facebook rrëzon një rrjet të tillë qeveritar, rasti i Nikaraguas ishte unik sepse shtrihej në disa institutione deri tek Gjykata Supreme. Facebook rrëzon një rrjet qeveritar llogarish të rreme në Nikaragua

Rrjeti social Facebook ka rrëzuar një rrjet llogarish qeveritare që u përkisnin disa agjencive dhe ishin kryesisht llogari të rreme.

Përveç qindra llogarive të rreme, ky rrjet gjithashtu operonte disa brende në Blogspot, WordPress dhe Telegram. Disa llogari shfaqeshin si mbështetës të qeverisë disa si studentë universiteti të cilët udhëhoqën protestat e 2018-ës.

Llogaritë e rreme raportonin masivisht aktivistët dhe kritikët e qeverisë në përpjekje për ti dëbuar nga Facebook. Në fillim të 2019-ës ky rrjet filloi të lavdëronte dhe të rriste artificialisht prestigjin e qeverisë së Nikaraguas dhe partisë në pushtet.

Edhe pse nuk është hera e parë që Facebook rrëzon një rrjet të tillë qeveritar, rasti i Nikaraguas ishte unik sepse shtrihej në disa institutione deri tek Gjykata Supreme.

Zyrat e postës shërbenin si qendra kryesor e këtij rrjeti kur punonjës shtetërorë postonin rregullisht përmes rrjetit të llogarive të rreme gjatë orarit të punës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë është Taproot: përditësimi më i madh i Bitcoin që prej 2017

Tags >

Facebook