Analiza

Facebook rritë nivelin e inteligjencës

Publikuar , 07 Shtator 2009
0
Facebook rritë nivelin e inteligjencës

Shpenzimi i kohës në Facebook mund të ngrit atë që Dr. Tracy Alloway nga Universiteti i Stirling e quan “memorie punuese”, gjersa përdorimi i Twitter ose shikimi i videove në YouTube kërkon më pak aftësi në memorie dhe mund të ketë ndikim negativ në inteligjencë.

Luajtja e video lojërave me luftëra dhe zgjidhja e enigmave Sudoku gjithashtu mund të stimulojë aftësitë e memories, deklaron Alloway, i cili pretendon se memoria punuese është më e rëndësishme në sukses dhe lumturi sesa IQ-ja. Në një studim tetë javor në fëmijë mes moshës 11 dhe 14 vjeç, performancë tek nxënësit e ngadaltë përcjelli një përmirësim të theksuar në shkrim e këndi, aftësi numerike dhe në vlerësimet e IQ-së, kur stimulohej memoria e tyre punuese.

“Ishte një efekt masiv” theksoi Alloway, pranë Festival Shkencorë në Britani, në Universitetin Surrey në Guildford. “Në Twitter ju pranoni transmetime të pafundme të informatave, por kjo është gjithashtu shumë e përgjithësuar. Ju nuk duhet të përpunoni atë informacion dhe vëmendja juaj për zgjerim reduktohet dhe ju nuk ndizni trurin tuaj dhe nuk përmirësoni lidhjet nervore”.

Lojërat me luftëra i bëjnë njerëzit që të shfrytëzojnë memorien e tyre punuese dhe të përcjellin lëvizjet e shkuara dhe të planifikojnë lëvizjet e ardhshme. E kundërta ndodhë kur shikohet me të madhe televizori ku shfaqet deficiti i vëmendjes së aktivitetit të trurit dhe shfaqen shkallë më të ulëta të rezultateve në testet e IQ-së.

Sudoku ishte gjithashtu një test i mirë për aftësi të memories, ngjashëm sikurse përcjellja e miqëve në Facebook, por në anën tjetër natyra e përgjithshme e shkrimit të teksteve të shkurta, tweets apo shikimi i videove në YouTube nuk ishte veprim i mirë për stimulim të memories punuese.

LEXO EDHE:  Përdorimi i telefonisë fikse, Shqipëria poshtë mesatares së rajonit

Lajmet e fundit>