Biznes

Facebook së shpejti do të sjellë rrjetin e reklamave mobile

Publikuar , 21 Prill 2014
0
Facebook së shpejti do të sjellë rrjetin e reklamave mobile

OFacebook, sipas një raporti nga Recode, së shpejti do të bëjë lëshimin e një rrjeti të ngjashëm të reklamave mobile sikur ai i Google dhe Apple, që përdor informacionet e përdoruesve nga baza e vet e të dhënave për të ofruar reklama më të sakta për përdoruesit. Rrjeti social do të lëshojë rrjetin e ri gjatë konferencës së vet të zhvilluesve F8 më vonë gjatë këtij muaji në San Françisko.

Rrjeti i ri i reklamave do t’ia mundësonte Facebook-ut që të siguronte të hyra nga përdoruesit edhe pse ato nuk janë në pronat e Facebook-ut, si reklamat brenda aplikacioneve. Një lëvizje e tillë do të ishte një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rrjetit AdMob të Google dhe iAd të Apple.

Shitjet e reklamave mobile arritën shifrën prej 17.9 miliardë dollarë vitin e kaluar, që sipas një hulumtimi të lëshuar gjatë marsit në eMarketer, është një rritje prej 105 për qind në krahasim me një vit më herët. Tregu pritet që të zgjerohet edhe më tej këtë vit me 75 për qind, për të sjell 31.45 miliardë dollarë të hyra.

Facebook ka bërë një përpjekje të përqendruar për të shtuar më tepër dollarë nga rrjeti mobil. Dhe, sipas eMarketer, kjo përpjekje duket të jetë duke u shpërblyer. Derisa Google ende mban pjesën më të madhe të diagramit, që mori 49.3 për qind të reklamave vitin e kaluar, Facebook mori 17.5 për qind, që është një ngritje e theksuar nga 5.4 për qind sa ishte gjatë vitit 2012. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ristrukturohet PepsiCo, kompania drejt automatizimit të proceseve

Lajmet e fundit>