Lajmet

Facebook sërish shkel privatësinë e përdoruesve, publikohen 267 milion emra dhe numra telefonash

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Dhjetor 2019
0
Raportet tregojnë se kjo paraqet një thesar të të dhënave për reklamuesit sepse të dhënat janë të ligjshme dhe vijnë nga vetë rrjeti social, që konsiderohet një burim i besueshëm. Facebook sërish shkel privatësinë e përdoruesve, publikohen 267 milion emra dhe numra telefonash

Nëse keni filluar të merrni telefonata telemarketingu më shumë, mund të fajësoni Facebook për këtë.

Së fundmi, një studiues i sigurisë i quajtur Bob Diachenko zbuloi një bazë të dhënash me informacione mbi emrat dhe numrat e telefonave të 267 milion përdoruesve të Facebook.

Të dhënat ishin në një format të pambrojtur dhe të kopjuara në forumet e hakerave.

Raportet tregojnë se kjo paraqet një thesar të të dhënave për reklamuesit sepse të dhënat janë të ligjshme dhe vijnë nga vetë rrjeti social, që konsiderohet një burim i besueshëm.

Për hakerat zotërimi i këtyre të dhënave do të thotë që ato mund të ndërlidhin të dhënat nga regjistrimet e telefonit me profilet e përdoruesve të Facebook.

Sipas analistëve, të dhënat mund të kompromentohen përmes një API-je që i jep zhvilluesve akses mbi këto të dhëna, si për shembull lista e miqve, grupet dhe fotot.

Hakerat shkarkojnë në mënyrë të rregullt të dhëna të tilla të përdoruesve ose mund ti blejnë ato në Dark Web. Dhe meqë të dhënat përfshijnë edhe numrat e telefonave, kjo do të thotë që hakerat mund të kryejnë sulme më të sofistikuara në formën e telefonatave ose email-eve.

Facebook është kritikuar vitet e fundit për shkak të mungesës së protokolleve të sigurisë.

Incidenti më i famshëm lidhet me Cambridge Analytica e cila kishte marrë të dhënat e përdoruesve të Facebook duke përdorur një aplikacion që nuk ishte vecse një studim akademik.

Por shkelja e fundit është shumë më e madhe në fushëveprim. Sondazhi mblodhi të dhëna nga 87 milion përdorues, që sipas studiuesve totali është 267 milion llogari.

Nuk ka asnjë informacion se si përdoruesit mund të zbulojnë nëse të dhënat e tyte janë hakuar apo nëse databaza po shpërndahet akoma mes forumeve të hakerave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kancelarja Gjermane mohon të ketë pasur presion nga Kina për Huawei

 

Tags >

Facebook