Biznes

Facebook shifra rekord përdorimi gjatë pandemisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 30 Prill 2020
0
Pavarësisht kësaj panorame pozitive, Facebook shprehu shqetësimin për rënien e të ardhurave nga reklamimi. Rrjeti social tha se si të gjithë bizneset e tjera, edhe ai i Facebook është goditur nga pandemia e Covid-19. Facebook shifra rekord përdorimi gjatë pandemisë

Pandemia e koronavirusit i ka shërbyer mjaft mirë statistikave të Facebook dhe si rezultat edhe biznesit të reklamimit.

Kompania raportoi një rritje në përdorues aktivë në ditë nga 1.66 miliardë në tre mujorin e fundit të 2019-ës në 1.77 miliardë në tre mujorin e parë të 2020.

Në mesin e të gjitha aplikacioneve Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp së bashku kishin mesatarisht 2.36 miliardë përdorues në ditë dhe 3 miliardë përdorues në muaj.

Pavarësisht kësaj panorame pozitive, Facebook shprehu shqetësimin për rënien e të ardhurave nga reklamimi. Rrjeti social tha se si të gjithë bizneset e tjera, edhe ai i Facebook është goditur nga pandemia e Covid-19.

Shifrat tregojnë tjetër situatë. Të ardhurat e Facebook u rritën me 18% në tre mujorin e parë të 2020-ës krahasuar me fundvitin 2019 në 17.7 miliardë dollarë.

Së fundi rrjeti social tha se nuk ka për qëllim të reduktojë investime në platformë pavarësisht skepticizmit financiar të krijuar nga pandemia. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook hyn në biznesin e operatorëve celularë