Lajmet

Facebook shkon në gjykatë kundër individit që përvetësoi të dhënat e 178 milionë përdoruesve

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Tetor 2021
I njëjti individ kishte grumbulluar informacione edhe nga objektiva të tjerë tha Facebook, përfshirë një bankë të madhe në Ukrainë. Facebook shkon në gjykatë kundër individit që përvetësoi të dhënat e 178 milionë përdoruesve

Facebook ka vendosur të reagojë ligjërisht ndaj përvetësimeve masive të të dhënave të përdoruesve. Sipas The Record, rrjeti social ka paditur ukrainasin Alexander Solonchenko për përvetësimin e të dhënave të mëse 178 milionë përdoruesve.

Solonchenko kishte shfrytëzuar një problem në funksionin e importimit të kontakteve dhe përmes një mjeti të automatizuar që ngjan me mjetet e importimit të Android kishte përvetësuar numra telefoni dhe informacione të tjera të miliona përdoruesve.

Kjo fushatë ishte realizuar gjatë periudhës Janar 2018 – Shtator 2019 ndërsa informacionet u shitën në tregun e zi në Dhjetor të 2020. Facebook e kishte gjurmuar Solonchenkon i cili kishte përdorur detajet e kontaktit të punës së tij gjatë regjistrimit në forum.

I njëjti individ kishte përvetësuar informacione edhe nga objektiva të tjerë tha Facebook, përfshirë një bankë të madhe në Ukrainë.

Në padinë e rrjetit social kërkohet dëmshpërblim dhe ndalim i Solonchenko të aksesojë Facebook. Gjithsesi ky nuk është incidenti më i madh i këtij lloji sepse në fillim të vitit haker të paidentifikuar kishin përvetësuar informacione të 533 milionë përdoruesve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook do të shesë një produkt vitin e ardhshëm

Tags >

Facebook