Lajmet

Facebook shmang gjobën e FTC

Publikuar , 12 Gusht 2012
0
Facebook shmang gjobën e FTC

Me një rezultat votash 3-1-1 (3 miratime, 1 kundër dhe 1 abstenim), Federal Trade Commission (FTC) ka pranuar kushtet përfundimtare në një marrëveshje me Facebook për t’u liruar nga akuzat ndaj rrjetit social në lidhje me disa kushte të privatësisë.

Këto kushte përfshijnë një gjobë monetare, si rasti i Google që pagoi 22.5 milionë dollarë në lidhje me akuzat e veta.

Atëhere, cili është qëllimi i kësaj marrëveshje?

Sipas FTC, Facebook është i detyruar të marrë një sërë hapash për të siguruar mbajtjen e premtimeve për sa i përket privatësisë në të ardhmen.

Kompania gjithashtu ka pranuar për të ju përmbajtur një programi privatësie në mbrojtjen e klientëve të vet, si dhe gjithashtu duhet të dorëzojë një kontratë që ka të bëjë me palët e treta.

E gjithë kjo filloi në 2009 kur avokatët e konsumatorit e akuzuan kompaninë për ndarje të materialeve personale. Ata gjithashtu folën për aplikimet e palëve të treta si lojëra të cilat kanë penetrim në të dhëna përsonale.

Ashtu siç ishte rasti i Google, komisioneri J. Thomas Rosch ishte i vetmi opozitarë, pasi ai nuk besonte se Facebook (apo Google) të pranojnë këto kushte para se të pranojnë detyrimet për ato cfarë kanë bërë.

Nuk ka pranim faji nga asnjë nga këto kompani, vetëm një marëveshje për të larguar këto akuza, dhe sipas Rosch, kjo gjë nuk është në interes të publikut. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rritet presioni ndaj WhatsApp për të lejuar përgjimin e përdoruesve nga autoritetet

Lajmet e fundit>