Lajmet

Facebook i shpall konkurrencë Tinderit

Publikuar , 03 Maj 2018
0
Nëse aplikacioni Facebook i takimeve përfundon premtuese si tani, ajo mund të inkurajojë njerëzit që të marrin pjesë nëpër evente më shpesh, në mënyrë që të shikojnë listat e mysafirëve për bashkime të mundshme. Facebook i shpall konkurrencë Tinderit

Në Konferencën F8, rrjeti social i Facebook pati shansin të zbulonte një plan ambicioz të kompanisë, një aplikacion dashurie ngjashëm Tinder. Ka ende shumë gjëra që nuk dimë se si do të funksionojnë, megjithatë e dimë që platforma do të qëndrojë brenda aplikacionit të tij zyrtar dhe se përdoruesit do të jenë në gjendje të “zhbllokojnë” ngjarjet ose grupet individuale për të cilat ata janë anëtarë për të parë bashkimet e mundshme. Kompania thotë në një material promovues: “Ashtu si në jetën reale, sa më aktive të jeni në komunitetet rreth jush, aq më shumë mundësi do të keni për të takuar njerëz të mrekullueshëm”.

Kjo do të jetë thelbësore për suksesin e aplikacionit të takimeve dhe mund ta pozicionojë atë për të zëvendësuar Tinderin si aplikacion për takim për të rinjtë. Një nga ankesat më të mëdha që dëgjohen nga miqtë për aplikacionet e takimeve është se ata kurrë nuk duken të kapërcejnë pengesën e mesazheve në takim.

Ata do të bisedojnë për një aplikacion, ndoshta do të kalojnë në Snapchat, ose Instagram, dhe pastaj … kaq. Ekzistojnë mjaft argumente se sa e vështirë është të takohen në jetën reale këta individë që njihen online.

Tinder ka shkuar aq larg sa ka paguar dy përdorues për t’u takuar personalisht pasi mesazhet e tyre u bënë virale. Madje, kompania pagoi një udhëtim për çiftin të njohur online në mënyrë që ata të dilnin në një takim të parë.

Natyrisht kjo ishte PR shumë i mirë për Tinder, por gjithashtu trajton një problem real për platformën: të bësh përdoruesit të dalin në takimet e para. Mesazhet midis të rinjve janë bërë argëtim në vetvete.

LEXO EDHE:  WhatsApp sjell një tipar të ri të cilin e ka kopjuar nga Telegram

Nëse aplikacioni Facebook i takimeve përfundon premtuese si tani, ajo mund të inkurajojë njerëzit që të marrin pjesë nëpër evente më shpesh, në mënyrë që të shikojnë listat e mysafirëve për bashkime të mundshme.

Ndërveprimet e panumërta në platforma të tjera janë fiksuar posaçërisht për shkak të mungesës së planeve të forta dhe eventet në Facebook mund ta zbusin këtë problem me sistemin e integruar- në opsionet, qoftë leximi letrar, koncerti, festivali i ushqimit, apo edhe maratona. Në fund të fundit, aplikacionet që i bëjnë konkurrentë, janë ato që me sukses mundësojnë njerëzit të formojnë marrëdhënie të vërteta reale, dhe të gjithë pak a shumë të fillojnë nga e njëjta pikë: me një takim të vërtetë live. /PCWorld Albanian

Tags >

Telegram
Lajmet e fundit>