Biznes

Facebook shpalos planin e “metaverse” në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Tetor 2021
Hapi i parë drejt bërjes realitet të metaverse është zhvillimi i aplikacioneve dhe zgjidhjeve ku njerëzit mund të komunikojnë dhe takohen në realitetin virtual. Facebook shpalos planin e “metaverse” në Evropë

Facebook do të krijojë 10 mijë vende të reja pune në Bashkimin Evropian në 5 vitet e ardhshme si pjesë e një përpjekjeje për të ndërtuar botën dixhitale njohur si “metaverse”.

Gjiganti i medias sociale tha të dielën se të punësuarit do të jenë inxhinierë me aftësi të larta dhe rekrutimi kryesisht do të përqendrohet në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë, Poloni, Holandë dhe Irlandë.

Vizionin e tij për metaverse Zuckerberg e hodhi në muajin Korrik. Termi përdoret për të përshkruar botën dixhitale ku njerëzit mund të ndërveprojnë në një ambient virtual 3D.

Hapi i parë drejt bërjes realitet të metaverse është zhvillimi i aplikacioneve dhe zgjidhjeve ku njerëzit mund të komunikojnë dhe takohen në realitetin virtual.

Shumë kompani të tjera si Micorosft, Roblox dhe Epic Games po investojnë në versionet e tyre të metaverse. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Administratorët e grupeve të Facebook mund të caktojnë anëtarët si ekspertë

Tags >

Facebook