Lajmet

Facebook shpjegon sesi funksionon kohështrirja dhe reklamat

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 01 Prill 2019
0
Për të fituar akses mbi funksionin e ri e gjitha që ju duhe të bëni është të klikoni menunë në cepin e djathtë të postimeve. Facebook shpjegon sesi funksionon kohështrirja dhe reklamat

Facebook ditën e sotme prezantoi një veçori të re të quajtur “Why am I seeing this post?” i cili do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më mirë sesi përmbajtjet shfaqen në kohështrirjen tuaj.

Jo vetëm por gjithashtu do tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi atë çfarë shikoni në News Feed dhe të menaxhoni me lehtësi postimet që ndërveproni.

Kompania thotë se është hera e parë që ofron një informacion të tillë për mënyrën sesi funksionon kohështrirja një lëvizje e cila bëhet me qëllim që të përmirësohet transparenca për mënyrën sesi algoritmet na shënjestrojnë.

Për të fituar akses mbi funksionin e ri e gjitha që ju duhe të bëni është të klikoni menunë në cepin e djathtë të postimeve.

Prej aty mund të shikoni informacione mbi postime të caktuar në kohështrirje. Gjithashtu do tu ofrohen opsione për të personalizuara News Feed gjithashtu.

Funksioni “Why am I seeing this post?” do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme. Së fundit rastin e postimeve të sponsorizuara përveçse do të mësoni më shumë rreth faktorëve demografikë dhe interesave që kanë çuar në shfaqjen e këtij postimi për ju, gjithashtu do të mësoni nëse informacioni i një liste reklamuesish shfaqet në profilin tuaj.

Facebook do të tregojë nëse një reklamues kanë ngarkuar të dhënat tuaja personale si e-mail, numri i telefonit apo nëse ka punuar me një palë të tretë për të gjetur informatat tuaja. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  20,000 punonjës të Facebook kanë parë 600 milionë fjalëkalime përdoruesish

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>