Lajmet

Facebook shton karakteristikën “auto-enhance” për fotot në iOS

Publikuar , 17 Dhjetor 2014
0
Facebook shton karakteristikën “auto-enhance” për fotot në iOS

facebook-iphone-shutterstockFacebook, siç pritet nga të gjithë, duhet të ketë filtra shumë të këndshëm për modifikimet e fotografive duke qenë se ai zotëron edhe rrjetin social Instagram. Facebook momentalisht ofron disa filtra përpara se të bësh publike një foto në faqen e tij.

Gjithsesi Zuckerberg dhe bashkëpunëtorët e tij nuk ndalen dhe po i dërgojnë gjërat një hap më tej duke bërë rritjen automatike të ngjyrave të fotografive dhe duke përmirësuar cilësinë e saj. Kjo karakteristikë e re, ndoshta mund të duket e njohur duke qenë se e përdor edhe Google+ që prej një viti e gjysmë.

Nëse kjo veçori automatike nuk ju pëlqen ju mund edhe ta ktheni sërish në gjendjen e mëparshme. Për momentin, kjo karakteristikë është vetëm e mundur në aplikacionin iOS, por së shpejti do të përdoret edhe tek Android, duke ju referuar informacionit nga TechCrunch. (PCWorld Albanian)

auto-enhance

LEXO EDHE:  Lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes në fushatën presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Lajmet e fundit>