Lajmet

Facebook shtrëngon kontrollet mbi reklamat politike përpara zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Mars 2019
0
Kompania tha se rregullat e reja të transparencës së reklamave të aplikuara në SHBA, Britani, Indi, Ukrainë dhe Izrael do të lançohen globalisht në fund të Qershorit. Facebook shtrëngon kontrollet mbi reklamat politike përpara zgjedhjeve të Bashkimit Evropian

Rrjeti social më i madh në botë Facebook shtrëngoi masat për reklamat politika në Evropë ditën e Premte ndërsa gjendet nën presionin e rregullatorëve Evropiane për të bërë më shumë në mbrojtjen e zgjedhjeve të ardhme të unionit.

Të trembur që kur Rusia përdori median sociale për të influencat zgjidhjet në SHBA, Facebook thotë se ka shtrënguar masat dhe shtuar stafin për të mbrojtur zgjedhjet e 27 vendeve anëtare.

Të gjitha këta reklama do të etiketohen si “paid for” duke treguar se kush i ka blerë, për sa kohë dhe sa njerëz i kanë parë sipas moshës, vendndodhjes dhe gjinisë.

Vetëm reklamuesit e lokalizuar dhe autorizuar në një vend të caktuar mund të lançojnë fushata reklamimi. Gjithashtu këto reklama do të arkivohen dhe të kërkohen publikisht për shatë vite.

Facebook tha se do të bllokojë të gjitha reklamat që nuk i përshtaten rregullave të reja nga mesi i muajit Prill.

Kompania tha se rregullat e reja të transparencës së reklamave të aplikuara në SHBA, Britani, Indi, Ukrainë dhe Izrael do të lançohen globalisht në fund të Qershorit.

Ato do të ndahen në kategori sipas: vlerave politike, emigracionin, sigurisë dhe politikës së jashtme, të drejtave civile dhe sociale, politikës ambientaliste dhe ekonomisë.

Gjithashtu rrjeti social tha se do të shtojë funksione të reja në arkivin e reklamave që e quan Ad Library dhe tu ofrojë më shumë qasje hulumtuesve të cilët duan të bëjnë analiza më të hollësishme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Unifikohen historitë e Facebook dhe WhatsApp

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>