Lajmet

Facebook shtyn planet e enkriptimit fundor për Messenger dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Nëntor 2021
Enkriptimi fundor bën që informacioni të përzihet dhe bëhet i palexueshëm ndërsa të dhënat udhëtojnë mes telefonëve dhe pajisjeve. Facebook shtyn planet e enkriptimit fundor për Messenger dhe Instagram

Planet për lançimin e enkriptimit fundor në Facebook dhe Instagram janë shtyrë pas shqetësimeve lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Meta, kompania mëmë e Facebook, tha se enkriptimi fundor në aplikacionet fjalë mund të mos vijë përpara vitit 2023.

Me enkriptimin fundor vetëm dërguesi dhe marrësi mund të lexojnë mesazhet, por jo agjencitë ligjzbatuese dhe Meta.

Grupet për mbrojtjen e fëmijëve dhe politikanët kritikuar enkriptimin fundor duke thënë se pengon hetimin nga policia të abuzimit të fëmijëve.

Enkriptimi fundor bën që informacioni të përzihet dhe bëhet i palexueshëm ndërsa të dhënat udhëtojnë mes telefonëve dhe pajisjeve.

E vetmja mënyrë për të lexuar mesazhet është duke pasur akses fizik në pajisje. Kjo teknologji tashmë është aplikuar në WhatsApp po ashtu në pronësi të Meta.

Ekziston frika se planet e enkriptimit fundor të Meta mund të mbrojnë abuzuesit nga zbulimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Smartfonët e shumëpritur të Google kanë një datë debutimi