Lajmet

Facebook sjell Graph Search në iOS, së shpejti edhe në Android

Publikuar , 09 Dhjetor 2014
0
Facebook sjell Graph Search në iOS, së shpejti edhe në Android

Facebook-Search-798x310Mjeti kërkimor Facebook Graph Search i prezantuar nga fillimi i 2013-tës solli disa opsione të reja që bën të mundur kërkime të tilla si “Fotot të mija pas 2012” ose “Miqtë e mi që punojnë në PCWorld Albanian”. Kompania tashmë po e kalon në një nivel tjetër këtë mjet. Duke filluar që nga dita e sotme, më në fund mund të bëni kërkime të ngjashme edhe në telefonin tuaj. Përveç kësaj, Facebook u lejon përdoruesve të kërkojnë edhe postime specifike. Kompania tha se kjo ishte ndër veçoritë më të kërkuara në Graph Search. Kjo do të thotë se tashmë nëse keni mbajtur në mendje një video të vjetër mund ta gjeni artikullin në fjalë lehtësisht.

Për të kërkuar një përmbajtje mjafton të shkruani fjalët kyçe të saj si për shembull “Ice bucket Challenge”. Kjo është e ngjashme me Google Queries vetëm me një ndryshim sepse Graph Search kërkon përmbajtjet e postuara nga ju dhe miqtë tuaj. Ky mjet ka rezultuar mjaft i dobishëm për ata përdorurues që kërkojnë shumë nga rrjeti social, por prezantimi i këtyre dy aftësive të reja do e bëjë atë edhe më të përshtatshëm për një përdorues normal.

Ndryshimet do të jenë të disponueshme për iPhone dhe versionet desktop të Facebook këtë javë. Kompania nuk po ofron një kohë specifike lidhur me disponueshmërinë në Android ose versione të tjera në ueb të rrjetit social por që qëllimi i tyre është grumbullimi i përshtypjeve të përdoruesve të iOS përpara se Graph Search të jetë i disponueshëm edhe në platformat e tjera. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Bie WhatsApp, përdoruesit nuk shkarkojnë përmbajtjet media

Lajmet e fundit>