Biznes

Facebook synon të sjellë shërbimin e monedhës elektronike

Publikuar , 15 Prill 2014
0
Facebook synon të sjellë shërbimin e monedhës elektronike

facebook_androidFacebook po kërkon të bëhet më shumë sesa një rrjet social, dhe po planifikon të thjeshtëzojë shërbimet financiare në formën e një monedhe elektronike, raporton Financial Times. Raporti citon burimet se Facebook është vetëm pak javë larg marrjes së aprovimit nga autoriteti rregullator në Irlandë për një shërbim që u bën të mundur përdoruesve të ruajnë paratë në Facebook dhe ti përdorin ato për të bërë pagesa i cili njihet ndryshe “e-money”(e-paraja).

Kjo do të thotë se Facebook do të jetë në gjendje të nxjerrë njësi të vlerës monetare të depozituara që paraqesin një kërkesë kundër kompanisë, dhe e-paraja mund të përdoret në të gjithë Evropën në një proçes të njohur ndryshe si “passporting”.

Facebook gjithashtu tha se është në bisedime më të paktën tre “Startup-e” në Londër që ofrojnë shërbime të transfertave ndërkombëtare të parave online si dhe përmes pajisjeve mobile me anë të: TransferWise, Moni Technologies dhe Azimo. Një zëdhënës i Facebook-ut kur u pyet nga mediat nuk pranoi të komentonte apo të fliste rreth këtyre spekullimeve.

E-paraja dhe transfertat do ta ndihmonin Facebook-un të përshtatej edhe më shumë në tregjet në zhvillim duke ndërtuar vrullin e saj të hyrjes në këto tregje. Javën e kaluar, për shembull, Facebook-u kaloi 100 milion përdorues në Indi.

Tashmë, gjigantët e internetit në Kinë përfshi edhe Alibaba e Tencent kanë filluar të ofrojnë iniciativa të ndryshme për pagesat mobile teksa ata kërkojnë të investojnë fuqishëm në e-commerce duke zëvendësuar pagesat tradicionale me metodat më të thjeshta të pagesave pa kartat e zakonshme të kreditit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Instagram dhe WhatsApp do tu shtohet "from Facebook" në emrat e tyre

Lajmet e fundit>