Blog

Facebook tashmë mundëson fshirjen e historisë së chatit

Publikuar , 06 Shkurt 2019
0
Facebook e kishte premtuar funksionin që nga viti i kaluar pas raportimeve të shumta se CEO i Facebook mund ta bënte këtë gjë ndërsa të tjerë jo. Facebook tashmë mundëson fshirjen e historisë së chatit

Ditën e djeshme Facebook filloi të lançonte gradualisht opsionin me të cilin përdoruesit mund të fshijnë mesazhet e dërguara për të cilat janë penduar apo i kanë dërguar gabimisht. Facebook e kishte premtuar funksionin që nga viti i kaluar pas raportimeve të shumta se CEO i Facebook Mark Zuckerberg mund ta bënte këtë gjë ndërsa të tjerë jo.

Shumë njerëz kanë raportuar se mesazhet që kanë marrë nga Mark Zuckerberg më pas ishin fshirë ndërsa mesazhet e tyre ngelnin.

Atë kohë Facebook tha për mediat se mesazhet e Zuckerberg ishin fshirë për qëllime sigurie.

Pas hakimit të e-mail-eve të Sony Pictures në 2014, janë aplikuar ndryshime për të mbrojtur komunikimin e ekzekutivëve tanë shprehej Facebook.

Një prej masave të marra ishte fshirja e mesazheve të Mark Zuckerberg pas një periudhe kohore të caktuar. Facebook thotë se ka vepruar brenda obligimeve ligjore.

Pas raportimit, Facebook tha se do të lançonte “së shpejti” një funksion edhe për përdoruesit që duan të tërheqin mesazhet e dërguara.

Ky funksion erdhi ditën e djeshme dhe përdoruesit tashmë kanë 10 minuta për të tërhequr mesazhet e dërguara në Messenger. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telashet e WeWork marrin fund pas një investimi 5 miliardë dollarësh

Lajmet e fundit>