Lajmet

Facebook do të njoftojë 87 milion të prekurit nga skandali Cambridge Analytica

Apr 9 2018
0 Shpërndarje
Cambridge Analytica akuzohet se ka grumbulluar informacionin e miliona përdoruesve pa dijeninë e tyre. Facebook do të njoftojë 87 milion të prekurit nga skandali Cambridge Analytica Photo Source: Reuters

Facebook do të kontaktojë me 87 milion përdoruesit e prekur nga skandali Cambridge Analytica bëri të ditur kompania.

Të prekurit do të marrin një mesazh të detajuar në Kryefaqet e tyre të Facebook.

Gjithashtu 2.2 miliardë përdoruesit do të marrin një njoftim “Protecting Your Informacion” me një link i cili tregon se cilat aplikacione që kanë përdorur kanë akses në informacionet e tyre.

Nëse dëshirojnë ata mund të ndalojnë aksesin e këtyre aplikacioneve plotësisht.

Rrjeti social thotë se 70 milion prej të prekurve janë në SHBA ndërsa 1 milion në Filipine dhe Indonezi.

Cambridge Analytica akuzohet se ka grumbulluar informacionin e miliona përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Më pas kompania shfrytëzoi platformën e reklamimit të Facebook për tu dërguar mesazhe elektorale në favor të presidentit Amerikan Donald Trump.

Akademiku i Universitetit të Kembrixhit dhe kompania e tij Global Science Research përdorën aplikacionin quiz “This is Your Digital Life” për të grumbulluar të dhënat e përdoruesve. /PCWorld Albanian

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>