Siguri

Facebook tërheq anketën rreth vdekjes së Presidentit Obama

Publikuar , 29 Shtator 2009
0
Facebook tërheq anketën rreth vdekjes së Presidentit Obama

Anketa që është postuar dikur gjatë fundjavës, u ka ofruar lexuesve katër përgjigje të mundshme ndaj pyetjes së lartpërmendur: “po”, “jo”, “ndoshta” dhe “nëse shkurton sigurimin tim shëndetësor”.

Facebook ka mbyllur anketën gjatë ditës së djeshme. “Në momentin që kuptuam për këtë anketë, ne bashkëpunuam me Facebook dhe e kemi larguar” tha zëvendësi i Shërbimit Sekret Malcolm Wiley për AFP.

Në kohën kur është mbyllur anketa, më shumë se 750 lexues kanë hedhur votat e tyre, por nuk është i njohur rezultati kur janë shkatërruar votat.

Anketa është krijuar përmes përdorimit të një aplikacioni të palës së tretë që zakonisht vendoset për t’i lejuar përdoruesit të krijojnë hyrje të lehta dhe anketa. Tani Facebook ka marrë vendim që të ndalë punën e këtij aplikacioni tërësisht.

Kërcënimi i presidentit është krim në SHBA dhe personat prapa kësaj ankete sigurisht do të jenë në telashe të mëdha nëse zbulohen.

LEXO EDHE:  Hakerët Rusë hakuan hakerët Iranianë për të sulmuar vendet Perëndimore

Lajmet e fundit>