Vëzhgim

Facebook, termi më i kërkuar dhe faqja më e vizituar e vitit 2011

Publikuar , 22 Dhjetor 2011
0
Facebook, termi më i kërkuar dhe faqja më e vizituar e vitit 2011

Mark Zuckerberg me siguri që mund të jetë i kënaqur me këtë sukses.

Top dhjetë termat më të kërkuar gjatë vitit 2011 janë:

1. Facebook

2. YouTube

3. FacebookLogin

4. Craiglist

5. Facebook.com

6. Yahoo

7. eBay

9. www.facebook.com

9. Mapquest

10. Yahoo.com

Raporti nga Experian Hitwise deklaroi që në mesin e top 10 termave më të përdorur gjatë kërimit, “Facebook login” ishte termi i tretë më i kërkuar në vitin 2011, duke u përcjellur nga “craiglist” dhe “facebook.com”. Facebook.com u ngrit gjatë vitit 2011 për t’u vendosur në top pesë termat më të kërkuar. Kur kombinohen, termat e përgjithshëm të përdorur për Facebook, si Facebok dhe facebook.com, arriti 3.48% të të gjitha kërkimeve në Shtetet e Bashkuara në mesin e top 50 termave, të cilët paraqesin një rritje prej 33% nga viti i kaluar. 

Ndoshta gjëja më e rëndësishme dhe madje një goditje më e fuqishme për Google (dhe të gjithë sfiduesit në rrjetin shoqëror), është që rrjeti shoqëror ishte sërish uebfaqja më e vizituar e vitit. Sipas të dhënave nga Experian Hitwise, nga janari deri në nëntor të vitit 2011, Facebook kishte 10.9% të të gjitha vizitave në internet në Shtetet e Bashkuara./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>