Lajmet

Facebook teston thirrjet falas me zë në aplikacionin Messenger

Publikuar , 04 Janar 2013
0
Facebook teston thirrjet falas me zë në aplikacionin Messenger

Facebook messengerFacebook-u nga Messenger-i ka bërë mrekulli, kështu që nga tani e tutje përdoruesit e këtij rrjeti shoqëror do të mund të dërgojnë mesazhe audio njëri -tjetrit.

Nëse keni bezdi të shkruani ndonjë porosi të gjatë, tashmë mund ta regjistroni atë me zë dhe t’ia dërgoni shokëve dhe miqve tuaj.

Kjo risi tani për tani është falas.

Përdoruesit jashtë Kanadasë do të pranojnë një freskim në Messenger-in për iOS dhe Android, që iu lejon përdoruesve dërgimin e mesazheve me zë “push-to-talk”.

Facebook-u gjithashtu është duke e testuar një shërbim të ngjashëm me Skype-in, që do të thotë se së shpejti do të mund ta thërrasim njëri -tjetrin.

Facebook-u ka filluar dje me testimin e këtij shërbimi në aplikacionin e tij Messenger që do t’u lejojë përdoruesve kanadez të thërrasin njëri- tjetrin falas kudo që ata kanë qasje në Wi-Fi apo lidhje celulari.

Ky testim tani për tani vlen vetëm në Messenger-in për iOS, por mund të dalë edhe për përdoruesit e Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Tashmë kushdo mund të blejë një domain .dev

Lajmet e fundit>