Lajmet

Facebook teston vendosjen e seksionit “Trending” në faqen kryesore

Publikuar , 31 Gusht 2013
0
Facebook teston vendosjen e seksionit “Trending” në faqen kryesore

facebook trendingFacebook po teston shtimin e seksionit “Trending” në faqen kryesore të rrjetit social.

Ky seksion do të jetë një hapësirë e veçantë e vendosur në pjesën e sipërme djathtas të faqes kryesore ku përdoruesit do munden të shohin lajmet më të fundit, por dhe më popullore.

Listimi i këtyre lajmeve do të jetë në varësi të përdorimit të hashtag-eve, një opsion i lançuar nga kompania në muajin qershor.

Dy opsionet e përmendur më sipër si hashtag-et po ashtu edhe seksioni “Trending” ekzistojnë prej kohësh në Twitter dhe kanë ndikuar që ky rrjet social të shihet gjithnjë si destinacioni kryesor i lajmeve më të fundit.

Për këtë gjë është duke luftuar edhe Facebook sidomos vitin e fundit, megjithatë nuk mund të themi me siguri se shfaqja e këtij seksioni do të aprovohet pasi nuk janë të rralla rastet kur kompania ka testuar opsione të reja, por më pas ka vendosur të heqë dorë dhe asnjëherë nuk janë aktivizuar për përdoruesit.

Aktualisht opsioni i ri është duke u testuar në një numër shumë të kufizuar njerëzish dhe është në fazat e para të zhvillimit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft Visual Studio 2019 i gatshëm për shkarkim

Lajmet e fundit>