Siguri

Facebook thekson do të bëjë ndryshime në privatësi

Publikuar , 19 Maj 2010
0
Facebook thekson do të bëjë ndryshime në privatësi

Në një intervistë dhënë për një radio, shefi i politikave publike të Facebook, Tim Sparapani tha se të dhënat do të përditësohen brenda javëve të ardhshme.

“Ne kemi dëgjuar nga përdoruesit tanë se kemi filluar të kompleksojmë gjërat. Mendoj se patjetër që do të punojmë rreth kësaj çështjeje. Unë mendoj se ne do të ofrojmë opsione për njerëz që dëshirojnë të dhënat më të thjeshta të privatësisë në mënyrë që ata të kenë sa më të lehtë përzgjedhjen. Dhe unë mendoj se ne do të shohim këtë gjatë javëve të ardhshme. Sepse ne dëgjojmë çfarë thonë përdoruesit tanë” tha ai në intervistë.

Ai shtoi se Facebook ka “ndërtuar të dhëna të privatësisë për secilin lloj të komunikimit të ri” dhe shtoi se “Facebook do të duhej të fitojë vlerësime pozitive që po ofron këto vegla në rend të parë”.

Të dhënat e privatësisë së Facebook janë kritikuar ashpër dhe janë cilësuar si mjaft të komplikuara. Sipas një sondazhi të bërë nga New York Times, del se politika e privatësisë së Facebook është më e gjatë se Kushtetuta e SHBA-së. Përdoruesit duhet të kalojnë përmes 170 opsioneve specifike.

LEXO EDHE:  SHBA arrestojnë tre shtetas Gjermanë për operimin e një tregu të zi online

Lajmet e fundit>