Lajmet

Facebook thirret në gjykatë për leximin e mesazheve private

Publikuar , 27 Dhjetor 2014
0
Facebook thirret në gjykatë për leximin e mesazheve private

facebook-mark-zuckerberg-630x403Duket se për Facebook problemet ligjore nuk kanë të mbaruar. Së fundmi kjo kompani është akuzuar për skanimin e mesazheve private të përdoruesve me qëllim përmirësimin e strategjisë së reklamave. Reuters raporton se rrethi i gjyqtarëve të SHBA-së kanë thirrur Facebook në gjykatën e Oakland të Kalifornisë ditën e martë. Por akuza daton që në viti 2013.

Facebook akuzohet për skanim të mesazheve private për të marrë më shumë informacion rreth preferencave të përdoruesve të saj. Për shembull nëqoftëse ju i dërgoni një video nga YouTube një mikut tuaj në Facebook, rrjeti social do të kujdeset që t’ju shfaqë më shumë reklama që kanë lidhje me videon që ju dërguat.

Kompania ka deklaruar se kjo praktikë është ndërprerë në vitin 2012 dhe tanimë skanon mesazhet private vetëm për viruse apo spame. Avokatët e Facebook u shprehën gjithashtu se veprimet e tyre ishin të mbrojtura dhe të monitoruara PECPA (Federal Electronic Communications Privacy Act). Por pavarësisht këtyre rrjeti social më i madh aktualisht ka marrë thirrjen për tu paraqitur në gjykatë, por akoma nuk dihet se kur do të fillojë gjyqi. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Me WhatsApp tashmë mund të kryeni video thirrje në grup

Lajmet e fundit>