Lajmet

Facebook thjeshton kontrollet e privatësisë së grupeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Gusht 2019
0
Ndryshimi është në një linjë me vizionin e Mark Zuckerberg shpalosur në konferencën e zhvilluesve F8. Zuckerberg i pozicionoi grupet private si një pjesë e rëndësishme e strategjisë së ardhshme të Facebook. Facebook thjeshton kontrollet e privatësisë së grupeve

Facebook dëshiron ta bëjë më të lehtë të kuptohen konfigurimet e privatësisë së grupeve. Kështu kompania i ka dhënë fund konfigurimeve “publike”, “të mbyllura” dhe “sekrete.”

Kështu grupet do të jenë ose “private” ose “publike.”Facebook thotë se kjo lëvizje do të thjeshtojë gjetjen e grupeve apo shikimin e postimeve dhe anëtarëve të tij.

Në grupet private vetëm anëtarët mund të shohin kush tjetër është pjesë e tij dhe çfarë kanë postuar. Administratorët mund të kontrollojnë kush mund ta gjejë grupin duke e bërë ose “të dukshëm” ose “të fshehur.”

Të njëjtat standarde komunitare do të aplikohen për dy llojet e reja të grupeve siç kanë qenë më parë dhe Facebook do të vijojë monitorimin e aktorëve të këqij dhe përmbajtjeve të dëmshme.

Ndryshimi është në një linjë me vizionin e Mark Zuckerberg shpalosur në konferencën e zhvilluesve F8. Zuckerberg i pozicionoi grupet private si një pjesë e rëndësishme e strategjisë së ardhshme të Facebook.

Edhe pse ndryshimet qartësojnë se kush mund të shohë përmbajtjet, ai nuk adreson dot problemin e madh të Facebook, atë të grupeve të urrejtjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  LG ndalon shitjet e smartfonëve

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>