Lajmet

Facebook thjeshton ndërfaqen e aplikacionit Messenger

Publikuar , 24 Tetor 2018
0
Për shembull nëse për të dërguar një foto apo filluar një video bisedë duhej të klikoni disa herë, tashmë duke rrëshqitur gishtin mbi një kontakt do të aksesoni të gjitha funksionet. Facebook thjeshton ndërfaqen e aplikacionit Messenger

Facebook sapo prezantoi aplikacionin e ri të Messenger ndërfaqja e të cilit është më e thjeshtë dhe e pastër se kurrë më parë.

Versioni i katërt i Messenger ka tre panele në vend të nëntë të tillë. Konkretisht janë paneli i bisedave, paneli i kontakteve dhe paneli Discover i cili ka në fokus lidhjen mes konsumatorit dhe bizneseve.

Prej kohësh kompania është shprehur se aplikacioni i tyre është i mbingarkuar dhe jo aq i thjeshtë sa në fillim.

Facebook premtoi ta bëjë më të thjeshtë dhe më miqësor dhe këtë synon dizajni i ri, një eksperiencë të thjeshtuar.

Për shembull nëse për të dërguar një foto apo filluar një video bisedë duhej të klikoni disa herë, tashmë duke rrëshqitur gishtin mbi një kontakt do të aksesoni të gjitha funksionet.

Çdo bisedë ka ikona kontekstuale të cilat tregojnë nëse një lojë apo video bisedë është aktive.

Paneli Discover tani do të jetë të bashku me atë të lojërave. Paneli i grupeve është hequr për shkak të përdorimi të pakët, ndërsa Historitë e Facebook vazhdojnë të jenë fokus i platformës.

Ato do të aksesohen nga panelet e bisedave dhe kontakteve. Tek bisedat shfaqen në formë të rrumbullakët ndërsa tek kontaktet në formë imazhi.

Sipas Facebook 300 milion njerëz i përdorin çdo ditë historitë. Përtej pamjes së re, Messenger gjithashtu vjen me gradiente të reja ngjyrash për të personalizuar bisedat.

Për shembull mund të ndërroni ngjyrat ndërsa bisedoni.

Messenger i ri do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në Android dhe iOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook mbyll një tjetër aplikacion

Lajmet e fundit>