Vëzhgim

Facebook Timeline, drejt implementimit

Publikuar , 07 Dhjetor 2011
0
Facebook Timeline, drejt implementimit

Mark Zuckerberg, në një event të madh për zhvillues të Facebook, shpalosi para botës profilin e quajtur “Timeline”, një lloj dizajni me pamje kronologjike të shtrira në formë vizuele mbi të gjitha gjërat që keni bërë gjatë jetës suaj duke shfrytzëuar rrjetin social. Rrjeti social ka thenë se profilet do të fillojnë të shfaqen tek përdoruesit pas disa javëve, megjithëse profilet për ndonjë arsye të caktuar ende kanë mbetur të njëjta. 

Samuel Lessin në një blog post ndaj ngjarjes që ndodhi në shtator, thekson se timeline është duke u shfaqur për përdouresit e Zelandës së Re dhe gradualisht po shkon drejt përdoruesve tjerë. “Ne paralajmëruam Timeline në muajin shtator dhe e shfaqëm në përdorim për zhvillues që të mund të krijojnë aplikacione mbi këtë platformë. Qysh prej asaj kohe mbi një milion njerëz janë kyqyr në fazën e beta testimit” u shprehën zyrtarë të Facebook. 

Edhe pse disa përdorues në Kosovë e Shqipëri veçse kanë filluar të eksperimentojnë me Timeline, shumica e profileve në vendin tonë ende janë duke u fokusuar në sistemin klasik të këtij rrjeti dhe me gjasë ende nuk janë të interesuar për të shikuar ndryshimet e reja. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Lajmet e fundit>