Analiza

Facebook Timeline, i gatshëm për të gjithë

Publikuar , 15 Dhjetor 2011
0
Facebook Timeline, i gatshëm për të gjithë

Timeline paraqet një ndryshim radiakl në dizajnin e faqeve të profileve të përdoruesve në Facebook, e cila veçori është shfaqur në konferencën F8 të Facebook në muajin shtator. Në vend se të listojë interesimet dhe informatat personale, Timeline tani shfaq një pamje të përgjithshme të jetës suaj në Facebook, me mundësinë për të shikuar se çka keni qenë duke bërë në një moment të caktuar kohor.

Timeline vjen me një vegël të quajtur Activity Log, që u mundëson juve të kontrolloni me lehtësi çka të shfaqet në Timeline; ju mund të promovoni një postim që të jetë i veçuar apo ju mund ta fshehni nga Timeline juaj apo ta fshini tërësisht.

Sikurse me të gjitha ndryshimet në dizajn në Facebook, Timeline është paraqitur me një doze të madhe kritikash. Disa ishin të shqetësuar mbi kërkesën e Facebook që përdouresit të shtojnë më shumë informata personale, si dhe faktin që Timeline i bënë informatat më të lehta për tu parë, duke shtyrë kështu rritjen e rrezikut të vjedhjes së informatave.

Lajmi i mire është se Facebook po implementon një periudhë shtatë ditore rishikimi, ku ju mund të shihni dhe vendosni se çka të shfaqet në Timeline tuaj dhe të vendosni nëse dëshironi që ta shohin atë të gjithë. Megjithatë, në momentin që kaloni në Timeline profili i ri do të jetë aktiv pas periudhës shtatë ditore.

Prej sot, Timeline do të jetë i gatshëm edhe për platformën Android, pëkatësisht për versionin mobil të Facebook. 

Nëse ende nuk keni shfrytzëuar teknikat e shfaqura në shtator për të aktivizuar Facebook Timeline, klikoni në këtë faqe dhe klikoni “Get Timeline”. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Ndërprerja e Facebook-ut vë në pikëpyetje për mënyrën tonë të jetesës

Lajmet e fundit>