Vëzhgim

Facebook Timeline lansohet me 19 tetor!

Publikuar , 12 Tetor 2011
0
Facebook Timeline lansohet me 19 tetor!

Edhe nëse nuk jeni zhvillues në Facebook ju keni pasur mundësinë të shfrytëzoni një teknikë për të aktivizuar Facebook Timeline dhe disi për tu bërë zhvillues dhe për të fituar qasje të hershme në këtë risi, e nëse nuk keni dëshiruar ta provoni gjerë tani atëherë klikoni këtu dhe prisni. 

Në këtë kohë, nuk dihet nëse Facebook Timeline do të shfaqet tek të gjithë me 19 tetor, por siç mund të shihni nga paralajmërimet që janë duke qarkulluar, Timeline do të shfaqet publikisht si veçori për të gjithë me atë datë. Megjithatë, kur shumica prej nesh po merrnim në shfrytëzim Facebook Timeline, ne nuk pamë para vetës asnjë datë por tani duket se kjo është një përditësim i radhës nga Facebook.

E ju që keni ndonjë gjë për të fshehur bëhuni gati më shpejtë para se të dal në skenë Facebook Timeline sepse atëherë një sërë gjërash që keni dashur t’i mbani fshehtë mund të dalin në skenë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

Lajmet e fundit>